19 Tetor 2021

Humbjet në sektorin e turizmit në Rusi mund të arrijnë mbi 470 milionë dollarë

Moskë, 25 mars - Kryetarja e Shoqatës Ruse të Operatorëve Turistikë (ATOR), Maya Lomidze tha se sektori i turizmit rus mund të pësojë humbje prej 37 miliardë rubla (rreth 475 milionë dollarë) në rast se udhëtimet në destinacionet e pushimeve nuk hapen deri në shtator.

Lomidze, nëpërmjet konferencës për media që e zhvilloi nga interneti bëri vlerësime në lidhje me ndikimin e koronavirusit të ri (Covid-19) në sektorin e turizmit rus.

Ajo tha se për shkak të epidemisë së virusit kanë ndodhur humbje të rëndësishme në sektorin turistik në Rusi. "Sipas skenarit optimist, udhëtimet për pushime jashtë vendit sërish do të fillojnë në korrik", tha ajo.

Në skenarin pesimist, sipas asaj, udhëtimet nuk do të fillojnë para shtatorit. "Në rast se udhëtimet nuk fillojnë deri në shtator, sektori i turizmit rus do të humb 37 miliardë rubla", tha Lomidze.

Ajo theksoi se Ministria e Zhvilimit Ekonomik të Rusisë po zhvillon punime të ndryshme për humbjet në këtë sektor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)