09 Shkurt 2023

Hapen plazhet dhe parqet e mbyllura si pasojë e COVID-19 në New Jersey

New Jersey, 4 maj - Pavarësisht se New Jersey është shteti i dytë federal më i prekur nga koronavirus në SHBA, autoritetet atje tashmë kanë filluar të zbusin masat e miratuara javët e kaluara.

Me vendim të guvernatorit Phila Murphy, plazhet dhe parqet në New Jersey që kanë qenë të mbyllura për disa javë sërish janë hapur.

Shumë qytetarë shfrytëzuan këtë rast dhe menjëherë shkuan në plazhin Ocean në Long Branch.

SHBA-të momentalisht, sipas rasteve të të infektuarve dhe rasteve të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19, janë vendi më i prekur në botë.

Në këtë vend numri i të infekturve ka arritur në 1.188.421 ndërsa si pasojë e infektimit me koronavirus kanë vdekur 68.602 persona.

New Yorku deri të dielën me 319.213 raste të infektimit dhe 24.368 raste të vdekjes ka qenë shteti më i prekur federal.

Vijojnë New Jersey me 123.717 të infektuar dhe Massachusetts me 66.253 raste.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)