28 Mars 2024

Greqia vendos te hap plazhet nga 16 maj

Athinë, 14 maj - Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga e shtuna, 16 maj.

Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën disa rregulla te vendosur nga shteti.

Fillimisht sipas rregullave ushuesit do të regjistrohen që në hyrje dhe numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë.

Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave

Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

Po ashtu gjate sezones se pushimve ne plazh do të shiten vetëm produkte të paketuara, do te ndalohet shitja e pijeve alkoolike si dhe nuk do të ketë tryeza në lokale.

Punonjësit do të mbajnë maska dhe stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.Gjithashtu  duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

Aktualisht në Greqi numërohen 2,760 raste me Covid-19 dhe 155 vdekje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)