27 Janar 2023

Greqia do te pret turistë nga jashtë nga 15 qershori

Athinë, 25 maj - Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do te pret turistë nga jashtë duke nisur prej 15 qershorit”.

Kreu i qeverisë greke tha se shumica e fluturimeve për në Greqi do të rifillojnë nga 1 korriku, kur hotelet sezonale do të rihapen dhe karantina 2-javore për të huajt nuk do të jetë më në fuqi. Po kështu ai shtoi se do të lejohen vetëm vizitorët nga shtetet ku pandemia Covid-19 shfaq nivele të ulëta.

Ndërkohë, turistët nga vendet me prekshmëri të lartë nga infeksioni janë të ndaluar.

“Ne do ta fitojmë betejën ekonomike ashtu si kemi fituar atë shëndetësore”, tha Mitsotakis, duke paralajmëruar se ndikimi financiar nga koronavirusi do të jetë i madh.

Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa test koronavirusi apo karantinë. Ministri i Turizmit, Haris Theoharis tha së zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë teste atëherë kur kërkohet.

Greqia ka konfirmuar 2.878 raste, ndërsa janë regjistruar 171 vdekje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)