19 Tetor 2021

Gjilani dhe Swisscontakt marrëveshje për ta shëndërruar në zonë turistike Pendën e Livoçit

Gjilan, 9 korrik - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fisnik Reçica, përfaqësues i Swisscontact, për të promovuar, mbështetur dhe bashkfinancuar zhvillimin e zonës turistike rreth Pendës së Livoçit dhe njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për të rritur fluksin e turistëve në këtë pjesë.

Kjo marrëveshje synon gjithashtu që krahas zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Komunën e Gjilanit, të ndikoj edhe në zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e punësimit.

Faza e parë është studimi i fizibilitetit për çka është një angazhim i përbashkët me dinamikë të shtuar në mënyrë që më pas të vazhdohet edhe me fazat tjera për inkuadrimin dhe funksionalizimin e kësaj zone, në hapësirë të veçantë turistike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)