25 Maj 2022

Durrësi dhe Korça destinacionet më të preferuara në Shqipëri

Tiranë, 15 nëntor - Gjatë vitit 2020, destinacionet më të preferuara në Shqipëri për udhëtime pushimi apo biznesi ishin Durrësi gjatë sezonit të verës dhe Korça në sezon e dimrit.

INSTAT publikoi të dhënat e anketës “Pushime dhe Udhëtime”, për vitin 2020,  sipas së cilës qarqet më të preferuar për udhëtime ishin: Tiranë (26,3 %), Vlorë (16,1 %), Durrës (14,0 %) dhe Korçë (8,9 %).

Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (2,1 %), Kosovë (2,0 %) dhe Itali (1,7 %).

INSTAT bën të ditur se, “nëse do të analizojmë udhëtimet e kryera në Shqipëri përgjatë tremujorëve të shpërndara sipas qëllimit “Pushime dhe kohë e lirë”, vihet re se në tremujorin e parë destinacion kryesor i udhëtimeve ka qenë qarku i Tiranës me 28,9 %, ndërsa udhëtimet që kanë si destinacion kryesor qarkun e Durrësit kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e dytë 39,0 %, dhe për tremujorin e tretë është regjistruar si destinacion i preferuar qarku i Vlorës me 51,9 %”.

Udhëtimet me destinacion kryesor qarkun e Korçës kanë shënuar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e të katërt përkatësisht 28,1 %.

Sipas INSTAT, destinacionet më të preferuara të udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë të lirë” për tremujorin e parë janë: Italia dhe Mali i Zi, për tremujorin e dytë: Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në tremujorin e tretë: Turqia dhe për tremujorin e katërt: Mal i Zi dhe Kosova.

Për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë, në vitin 2020 pesha më e lartë sipas llojit të akomodimit është regjistruar për kategorinë “qëndrim tek të afërmit ose miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel”.

“Rreth 3,1 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor të cilët përbëjnë 96,4 % të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2020. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin rrugor nëpërmjet makinave private me 15 pikë përqind", bën të ditur INSTAT.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 maj 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)


- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.  (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me organizatat e Shoqërisë Civile, me temën, “Bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulore e Kosovës organizojnë aktivitetet që do të mbahen për nder të shënimit të ”Javës së Distrofisë 2022”. (Para Administratës Komunale në Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në varrezat e dëshmorëve: Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. (Rahovec, ora 10:30)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Gorozhup. (Gorozhup, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorit të kombit Bekim Sylka në Hamoc. (Hamoc, ora 11:00)

- Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)  

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Operacionit Shigjeta. (Majen e Pashtrikut, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia solemne e nderimit me çmimin “Honor Degree - Excellence Leadership Award” të dy personaliteteve të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema dhe  Christopher Hyland. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja finale Drita- Llapi. (Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 20:00)