19 Mars 2024

Dhërmiu, destinacion turistik dimër e verë

Dhermi, 10 janar - Dhërmiu, fshati i vendosur buzë detit Jon dhe në shpatet e maleve, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta ka rilindur vitet e fundit falë investimeve që janë kryer.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ky fshat historik dhe me trashëgimi të pasur kulturore.

“Mirëmëngjes nga Dhërmiu, që s’ka veç det dhe plazh. Por edhe fshati historik që 3 vjet më parë restauruam e nxorëm në dritë si qendër historike, është për t’u vizituar e për t’u zbuluar dimër e verë”, thekson Kumbaro.

Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit.

Fshati përbëhet nga tre lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit.

Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilek dhe 150 në Kondraq. Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës.

Nga ana administrative Dhërmiu bën pjesë në bashkinë e Himarës, rrethi i Vlorës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)