27 Janar 2023

Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten

Londër, 7 maj - Çmimet për udhëtimet ndërkombëtare pritet të rriten këtë vit për shkak të rritjes së kërkesës së madhe dhe numrit më të vogël të aeroplanëve, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Booking, Glenn Fogel.

Ai ka thënë për BBC-në se çmimet për pushime “veçse kanë nisur të rriten”.

Shumë kompani ajrore kanë zvogëluar në masë të madhe numrin e fluturimeve që kryejnë, për shkak të kufizimeve në udhëtim nga pandemia.

Pavarësisht kërkesës së madhe, paqartësitë vazhdojnë t’ua vështirësojnë planifikimin kompanive, ashtu që të rrisin numrin e fluturimeve, ka thënë ai.

“Ka kërkesë të madhe. Secili dëshiron të udhëtojë, mirëpo të gjithë ne duam që këtë ta bëjmë në mënyrë të sigurt”, ka thënë Fogel.

John Grant, analist i aviacionit është pajtuar se kjo gjë do të ketë ndikim të konsiderueshëm në udhëtime, ndërkohë që kufizimet hiqen.

“Alegoritmat e kompanive ajrore do ta vërejnë rritjen e kërkesës dhe çmimet do të rriten në përputhje me kërkesën”.

Mungesa e qartësisë rreth asaj se si do ta njohin qeveritë vaksinimin dhe statusin e testimit nga shtetet tjera, është duke shqetësuar industrinë e udhëtimit, e cila është dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)