07 Shkurt 2023

Bullgaria nis promovimin e turizmit

Sofje, 12 janar - Një nga qytetet më të bukura turistike në bregdetin verior të Detit të Zi në Bullgari tanimë po mendon sesi mund të tërheq më shumë miq gjatë verës së vitit 2021.

Për këtë qëllim, administrata vendore e qytetit bullgar ka përgatitur gjashtë video promovime kushtuara qytetit dhe kureshtjeve të tij natyrore dhe kulturore.

Në mund të shikohen fotografi ajrore dhe nëndetëse të bregdetit, fushat me livandë rreth qytetit Ballçik, rezervatin  “Balltata” pyllin më verior e më të dendur në Evropë dhe pasurinë  e llojeve shtazore në fermën lokale të gjuetisë, njoftuan nga bashkia.

Një itinerar i posaçëm në video i është kushtuar “Pallatit” - ish rezidenca verore e mbretëreshës rumune Maria dhe kopshtin botanik me një koleksion unikal të kaktuseve.

Në videot reklamuese gjallërojnë po kështu dhe kalaja mesjetare e hershme nga antikiteti i vonë në qytetin Ballçik, si dhe fushat për golf rreth qytetit detar, sheshin e akullit në qytezën turistike aty pranë Kranevos, fushat për tenis në vendpushimin “Allbena” si dhe objekte të tjera sportive.  

Të gjashtë filmat do ta popullarizojnë qytetin Ballçik në online hapësirën në pritje të stinës së re verore. Tre të parat tanimë janë të vëna në rrjet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)