07 Shkurt 2023

Australia hap plazhet

Sydney, 28 prill - Plazhet po rihapen në Australi mes shpresës se politika e testimeve masive do të ndihmojë në rënien e rasteve të reja të koronavirusit në vend. 12 infektime pati dje e gjithë Australia, dhe nga këto, vetëm njëri kishte burim të panjohur.

Njerëzit vërshuan në plazhin e famshëm Bondi Beach dhe dy plazhe të tjera të Sydneyt, dhe New South Wales, që numëron gati gjysmën e totalit të viktimave në vend, zgjodhi t`i zbusë masat e rrepta të lëvizjes.

Ministri Australian i Shëndetësisë Greg Hunt u tha gazetarëve se 2.4 milion njerëz kanë shkarkuar  aplikacionin qeveritar të gjurmimit të koronavirusit. Aplikacioni COVIDSafe për smartfonë përdor një sinjal wireless Bluetooth qe regjistron kontaktet.

Përdoruesit do të njoftohen nëse kanë pasur më shumë se 15 minuta kontakt të ngushtë me një përdorues tjetër që rezulton pozitiv. Hunt deklaroi se në Australi ka pasur gjithsej 6.727 raste të koronavirusit dhe vetëm 85 vdekje.

 Mbretëria e Bashkuar po harton gjithashtu programin e vet të gjurmimit, nën drejtimin e NHSX – ekipi dixhital I shërbimit shëndetësor në shtëpi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)