23 Prill 2024

Zvicra është vendi i dytë me më së shumti investime në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 14 prill - Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, bashkë me zëvendësministrin Getoar Mjeku dhe këshilltaren e lartë Leman Hatashi, ka pritur dje ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, në Kosovë, Thomas Kolly, të shoqëruar nga zëvendësambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, këshilltarja rajonale, znj. Kathrin Ochsenbein, dhe atasheja, znj. Gil Bösch.

Ministrja Rozeta Hajdari e njoftoi ambasadorin zviceran mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar ngritjen e konkurrueshmërisë në industri, përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, si dhe tërheqjen e investimeve dhe përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministrja Hajdari shprehu përkushtimin ndaj bashkëpunimin rajonal brenda një kuadri ku Republika e Kosovës trajtohet e barabartë me vendet e rajonit të Evropës Juglindore.

Ambasadori Kolly rikujtoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe, me theks mbi investimet dhe diasporën.

Zvicra është vendi i dytë me më së shumti investime në Republikën e Kosovës, ndërsa mërgata kosovare në Zvicër përbën një urë lidhëse kulturore e ekonomike mes dy vendeve.

Ambasadori Kolly dhe zëvendësambasadorja Menthonnex Gacaferri folën gjithashtu për profilet e kompanive zvicerane që synojnë të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë dhe të krijojnë vende të reja të punës.

Ministrja Hajdari e falënderoi ambasadorin Kolly për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra e ka dhënë për zhvillimin e Kosovës.

Të dy çmuan marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe konfirmuan gatishmërinë për të thelluar dhe për të zgjeruar bashkëpunimin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)