28 Mars 2024

Zona Ekonomike në Budrikë pritet të jetë funksionale në pranverë

Viti, 15 dhjetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka vizituar Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku ka parë nga afër punimet që po bëhen në finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm ekonomik për këtë rajon.

Ai tha se punimet janë në fazën përfundimtare dhe pritet të jetë funksionale për bizneset e Vitisë dhe rrethinës në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Ne synojmë që vitin e ardhshëm të shpallim procedura të reja për aneks të kësaj zone, ku edhe kryetari është zotuar që procedurat e kërkuara me ligj përmes asamblesë komunale të përfundojnë në pranverën e hershme.

''Kjo zonë që është në fazën përfundimtare pritet të akomodohen rreth 40 biznese. Vlera e gjithë këtij projekti është 1.8 milionë euro. Presim që të jetë një zonë me interes jo vetëm për komunën e Vitisë…''

''Mendoj se kështu po krijojmë një hapësirë të mirë për bizneset e kësaj ane. Do të ketë investitorë që do të sjellin kapitalin e tyre edhe nga jashtë. Këto biznese do të ndikojnë drejtpërdrejt për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Po ashtu në vitin e ardhshëm synojmë edhe dy zona të tjera”, theksoi Krasniqi.

Ministri Krasniqi ritheksoi edhe njëherë se MTI synon krijimin e kushteve më të mira për bizneset dhe për zhvillimin ekonomik në vend.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se presin që vitin e ardhshëm të jetë funksionale Zona Ekonomike me kompani që do të krijojnë vende të reja të punës, të hyra financiare dhe zhvillim ekonomik për tërë regjionin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)