07 Maj 2021

Zhvendoset anija që kishte bllokuar Kanalin e Suezit

Kajro, 29 mars - Anija masive që ka ngecur për disa ditë në Kanalin e Suezit, thuhet se është liruar pjesërisht. Njoftimi ka rritur shpresat se Kanali i Suezit do të rihapet prap duke lehtësuar transportin global të mallrave.

Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte "një lajm i mirë",raporton Wall Street Journal më 29 Mars.

Mjetet ndihmëse për lirimin e saj do të vazhdonin punën për të siguruar se anija mund të lëvizte prap në kanal, tha ai.

"Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur", shtoi Rabie.

Kompania e shërbimeve të kanalit Leth Agencie tha se ekipet e shpëtimit e kishin "zhvendosur pjesërisht" anijen.

Por, kjo kompani nuk dha detaje të tjera se kur mund të lirohet plotësisht anija.

Një video e postuar në Facebook duket se tregon lëvizjen e ashpër të anijes kontejner, duke krijuar hapësirë në kanal.

Videoja tregonte anijet tërheqëse që lëviznin rreth anijes, Ever Given.

Përpjekjet për të çliruar anijen masive 400 metra të gjatë të ngarkuar me mijëra kontejnerë u intensifikuan më 28 mars.

Ekpitet punuan për të hequr pjesë të bregut të kanalit dhe për të zgjeruar pastrimin afër harkut të anijes në një thellësi prej 18 metrash, tha në një deklaratë Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA).

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se në rast se operacioni për të liruar anijen dështon, duhet të hiqen disa nga 18 mijë kontenjerët në anije, për të zvogëluar peshën e saj.

Një operacion i tillë, sipas tyre do të zgjaste disa ditë. Anija Ever Given, e cila po transportonte kontejnerë nga Azia në Evropë, ngeci në Kanalin e Suezit më 23 mars.

Në Kanalin e Suezit kalon rreth 12 për qind e tregtisë totale globale të të gjitha mallrave

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)