28 Mars 2024

Zharku i njofton OEK, OEAK dhe AKB rreth pyetësorit për çështjet tregtare

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të biznesit, Agim Shahinin, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit; Lekë Musën, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane; si dhe  Berat Rukiqin, sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Në takim u biseduar rreth përgatitjes së pyetësorit për çështje tregtare dhe ekonomike të Kosovës, që është kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Ministri Zharku, njëherësh edhe koordinator i përgatitjes së pyetësorit,  i njoftoi përfaqësuesit e këtyre shoqatave të biznesit rreth përgatitjes së drafti të pyetësorit për çështjet tregtare dhe ekonomike të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Zharku iu shpërndau nga një kopje përfaqësueseve të këtyre shoqatave, në mënyrë që ata të mund të japin komentet e tyre për fushat me interes të përgjithshëm ekonomike dhe tregtar.

Drafti i pyetësorit iu është shpërndarë institucioneve relevante vendore, shoqërisë civile, si dhe shoqatave të biznesit, për të dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre para se të dorëzohet drafti final i pyetësorit.

Përgatitjen e pyetësorit e ka bërë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, i cili është emëruar koordinator i përgatitjes së pyetësorit nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)