19 Prill 2024

Wall Street, kap majat 17-mujore

New York, 18 shkurt - Stoqet amerikane u rritën në maja 17-mujore të martën, pasi Rezerva Federale i ruajti normat bazë të interesit pranë zeros, si dhe përsëriti premtimin për t’i mbajtur të ulëta ato për një periudhë të zgjatur.

Banka qendrore theksoi, po ashtu, vrullin në rritje të mëkëmbjes ekonomike amerikane

Kjo, e lidhur edhe me forcën që tregoi kompania Intel, e çuan indeksi SP500 në maja të reja 17-mujore. Intel-i u rrit 4 përqind, pas zërave në treg se prodhuesi nr. 1 në botë i gjysmëpërçuesve pritet të lëshojë një udhëzues pozitiv për tremujorin aktual.

Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,41 përqind, indeksi SP500 u rrit 0,78 përqind, ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,67 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)