21 Tetor 2021

Vlera e aksioneve të Facebook-ut bie me më shumë se 5 për qind

New York, 5 tetor - Për shkak të problemit global të qasjes në platformat e rrjeteve sociale Whatsapp, Instagram dhe Facebook, vlera e aksioneve të Facebook-ut ra me më shumë se pesë për qind.

Aksionet e Facebook-ut u tregtuan me 325 dollarë për aksion, ndërsa vlera e mëparshme në mbyllje të bursës ishte 5,25 për qind më e lartë apo 343,01 dollarë për aksion.

Kompania humbi rreth 50,7 miliardë dollarë në vlerën e tregut, e cila arriti në 965.8 miliardë dollarë të premten.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, vuri në dukje të hënën se pasuria e tij neto ra me 6,1 miliardë dollarë, ose 5 për qind, në 116,5 miliardë dollarë.

Në gjithë botën, Facebook, Instagram dhe WhatsApp u mbyllën të hënën.

"Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona", postoi zëdhënësi i Facebook-ut Andy Stone në Twitter, duke shtuar:

"Ne po punojmë për t'i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)