06 Dhjetor 2022

Udhëzimet për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me koronavirusin

Prishtinë, 15 mars - Inspektorati i Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë këto udhëzime për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me situatën e koronavirusit:

1] Rregullimi i lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë), të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve. (t’u shpjegohet me fjalë!)

[2] Përveç kafeneve, bareve, pabeve, restoranteve, qendrave tregtare (përjashtuar farmacitë/barnatoret dhe marketet brenda tyre), tregjeve të kafshëve dhe automjeteve, operatorët e tjerë ekonomikë mund të punojnë.

GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

Gjithashtu, kompanitë specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Paraprakisht, duhet të sigurohen se një pjesë të operacioneve i kanë kaluar në kanale elektronike. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS

1 JANË TE PLOTËSUARA!

[3] Operatorët ekonomikë me ofertë mikse, shitje dhe shërbim, DUHET vetëm të shesin, kurse shërbimi duhet të ndalohet. Për shembull: furrë buke (shet gatojca dhe i shërben brenda lokalit), byrektore (shet dhe shërben), qebaptore, pastiçeri/ëmbëltore, gjellëtore, ushqimore të tjera; pika të karburantit (shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafiteri e gjellëtore), autolarje dhe operatorë të ngjashëm, që edhe shesin produkte edhe shërbejnë. GJITHSESI TË SIGUROHEN SE KUSHTET E PIKËS 1 JANË TE PLOTËSUARA!

[4] Prodhuesit mund mos të ndalojnë prodhimin, por detyrimisht të marrin masa të organizimit në punë: – ndërrime (turne), për te reduktuar numrin e njerëzve që qëndrojnë në prodhim; – të sigurohet distanca minimale prej 1 metër, gjatë gjithë kohës.

Ndalohet qëndrimi i personave të tjerë në lokalet afariste, përveç shitësit dhe blerësve. Personat përgjegjës të operatorit ekonomik obligohen që brenda objektit afarist të sigurojnë që distanca në mes personave prezent në lokal të jetë së paku 1 metër. Personat e tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.

MEPTINIS përsërit thirrjen qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, përveçse kur e kanë të domosdoshme, dhe që t’i ndjekin veçanërisht udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pa panik! Me kujdes të shtuar, me vetëdisiplinë e solidaritet do të triumfojmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)