29 Janar 2022

Tregu i mallrave Made in Kosova ka humbur si pasoj e taksës

Prishtinë, 20 janar - Eksperti i Ekonomisë Safet Gërxhaliu tha për Kosova.info se eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë më të larta për 385% se sa importet nga Kosova.

Ai tha se deficit tregtarë i Kosovës është thelluar më shumë se 180 milionë euro, ndërsa Kosova ka eksportuar në Shqipëri në vitin 2019 mallra më vlerë 63.2 milionë euro.

“ Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë 385 % më të larta sesa importet nga Kosova, ku deficiti tregtar i Kosovës është thelluar duke regjistruar shifrën e më shumë se 180 milionë eurove."

"Kosova ka eksportuar në Shqipëri për vitin 2019 mallra me vlerë prej 63.2 milionë eurosh, ose rreth 13% më pak se në vitin 2018 ku kishte eksportuar rreth 72.7 milionë euro” , tha Safet Gërxhaliu

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)