19 Mars 2024

Tregu i makinave të pasagjerëve të BE-së shënoi rritje për 53,4 për qind

Bruksel, 18 qershor - Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka noftuar se tregu i makinave të pasagjerëve të BE-së shënoi rritje për 53,4 për qind në maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

"Megjithatë, rezultati i muajit të kaluar ende është shumë poshtë 1,2 milion makinave që u shitën në maj 2019", thuhet në deklaratën e ACEA-s.

Regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun prej 27 anëtarësh ishin 891.665 njësi muajin e kaluar.

Pothuajse të gjithë 27 tregjet e BE-së shënuan rritje dyshifrore muajin e kaluar. Ndërsa Irlanda shënoi rritjen më të fortë me 240 për qind, pastaj Portugalia (190,2 për qind) dhe Spanja (177,8 për qind).

Ndër shitjet e grupeve të prodhuesve në BE, ngritjen më të madhe e shënoi Hyundai Group, pronari i markave Kia dhe Hyundai, në maj me 79,4 për qind, ndjekur nga Toyota Group (Toyota dhe Lexus) me 73 për qind, dhe Volkswagen Group (Volkswagen, Skoda, Audi, Seat, Porsche, Bentley, Lamborghini dhe Bugatti) me 71,8 për qind.

Për periudhën janar-maj, kërkesa e BE-së për makina pasagjerësh u rrit me 29,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 4,3 milionë.

BE është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku operojnë prodhuesit e kryesorë ndërkombëtarë të automjeteve, Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)