21 Tetor 2021

Tregu i automjeteve të pasagjerëve në BE regjistroi rritje prej 11.2 për qind

Bruksel, 17 shtator - Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka bërë të ditur se tregu i automjeteve të pasagjerëve në Bashkimin Evropian regjistroi rritje prej 11.2 për qind në tetë muajt e parë të vitit 2021 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Regjistrimet e automjeteve në bllokun prej 27 anëtarësh ishin 6.8 milionë njësi në periudhën janar-gusht, tha ACEA në një deklaratë.

"Megjithë performancën e dobët të tregjeve të BE-së gjatë muajve të verës, fitimet e konsiderueshme në fillim të vitit mbajtën rritjen kumulative në zonën pozitive", thuhet më tej.

Pothuajse të gjitha tregjet e BE-së shënuan rezultate pozitive në periudhën tetë mujore. Greqia shënoi rritjen më të fortë me 41.9 për qind e ndjekur nga Kroacia (36.7 për qind) dhe Italia (30.9 për qind).

Ndër shitjet e grupeve prodhuese në BE, ngritjen më të madhe postuan Hyundai Group, pronar i markave Kia dhe Hyundai si dhe Toyota Group, Toyota dhe Lexus, të dyja me një rritje prej 26.1 për qind.

Mitsubishi, Honda, Renault Group (Renault, Dacia, Alpine, Lada), Nissan dhe Ford postuan shifra negative në periudhën tetë mujore.

Muajin e kaluar, shitjet e automjeteve regjistruan një rënie prej 19.1 për qind në 622.993 njësi.

"Tregjet më të mëdha të automjeteve regjistruan rënie dyshifrore: Spanja (-28.9 për qind), Italia (-27.3 për qind), Gjermania (-23.0 për qind) dhe Franca (-15.0 për qind)", bëri të ditur ACEA.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automojeteve për Turqinë, ku prodhohen automjetet kryesore ndërkombëtare: Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)