20 Prill 2024

Tregu i automjeteve në BE shënon rritje për 218 për qind

Bruksel, 20 maj - Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka bërë te ditur se tregu i automjeteve të pasagjerëve në Bashkimin Evropian shënoi rritje me 218.6 për qind në prill krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Pavarësisht kësaj rritjeje të madhe të përqindjes, vëllimi i shitjeve të muajit të kaluar ishte pothuajse 300 mijë njësi më i ulët se ai i regjistruar në prill 2019, thuhet në deklaratën ACEA-s.

Regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun me 27 anëtarë ishin në 862.226 muajin e kaluar, duke shënuar fitime dyshifrore ose treshifrore në rajonin e BE-së.

Të 27 tregjet e BE-së shënuan të paktën rritje dyshifrore muajin e kaluar ndërsa Italia regjistroi rritjen më të madhe (3,276.8 për qind) e ndjekur nga Irlanda (1,988.6 për qind) dhe Spanja (1,787.9 për qind).

Tregjet e tjera kryesore si Franca dhe Gjermania gjithashtu treguan rritje prej 568.8 për qind, përkatësisht 90 për qind, në bazë vjetore në prill.

Për periudhën janar-prill, kërkesa e BE-së për automjete pasagjerësh u rrit me 24.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 3.4 milionë.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku operojnë prodhuesit e njohur ndërkombëtarë të automjeteve si Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)