04 Tetor 2022

Tregu evropian i makinave bie me 23,2% për shkak të Covid-19

Bruksel, 25 prill - Tregu i automjeteve për përdorim tregtar në Bashkimin Evropian (BE) në periudhën janar-mars ka shënuar një rënie të madhe prej 23,2 për qind në bazë vjetore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

"Në tremujorin e parë të vitit 2020, tregu i automjeteve për përdorim tregtar në tregun e Bashkimit Evropian (BE) ka rënë me 23,2 për qind në 413.327 njësi, si pasojë e drejtpërdrejt e ngadalësimit të konsiderueshëm në muajin mars",- njoftojnë nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Në kumtesë gjithashtu thuhet se "në mars të vitit 2020, kërkesa për automjete të reja për përdorim tregtar ra me 47,3 për qind në të gjithë BE-në, pasi masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit çuan në mbylljen e shitësve të automjeteve".

Përderisa të gjitha tregjet e BE-së patën rënie në tremujorin e parë, katër tregjet e mëdha shënuar rënie dyshifrore: Spanja (-31,7 për qind), Franca (-26,9 për qind), Italia (-26,6 për qind) dhe Gjermania (-14.4 për qind).

Rënie shënoi edhe kërkesa për furgonë (-23,1 për qind), kamionë të rëndë (-26,9 për qind), automjete për përdorim tregtar të kategorisë së mesme dhe të rëndë (-24,8 për qind) dhe autobusë me (-10,3 për qind).

Vitin e kaluar, numri i automjeteve të reja të regjistruara në BE arriti në 2,55 milionë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30)