04 Shkurt 2023

Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit shënon rritje


Prishtinë, 16 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (34.2%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (27.4%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (12.0%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (7.7%); dhe te Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (6.2%).

Derisa rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane jo të specializuara
(-23.0%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara
(-15.9%); dhe Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (-1.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me TM4 2020 kishte rritje te: Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (20.0%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (16.1%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (15.5%); Tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (8.4%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (4.9%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (2.0%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (0.4%).
 
Derisa, rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-9.6%) .

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)