20 Prill 2024

Tregjet të tronditura nga frika e borxhit evropian

Prishtinë, 8 qershor - Bursat në mbarë botën po bien ndjeshëm ndërsa tregjet reaguan ndaj shqetësimeve të rreja rreth krizës së borxhit evropian dhe shifrat zhgënjyese të punësimit këtu në Shtetet e Bashkuara.

Çmimet e naftës kanë rënë gjithashtu nga gati 70 dollarë për fuçi, ndërsa monedha evropiane, euro po këmbehet në nivelin më të ulët në katër vjetë përkundrejt dollarit.

Ekonomitë evropiane po tregojnë shenja stresi në rritje. Zyrtarët hungarezë thanë se vendi mund të pëballet me një krizë borxhi si Greqia.

Shifrat e punësimit në Shtetet e Bashkuara të premten ka sjellë shqetësime se mëkëmbja në ekonominë më të madhe të botës nuk është aq e fuqishme sa ç’mendohej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)