18 Prill 2024

Toyota regjistron rënie të shitjeve shkaku i krizës së çipave

Tokio, 10 shkurt - Fitimet e Toyota-s shënuan rënie në tremujorin e kaluar, njoftoi sot prodhuesi japonez i automjeteve, duke theksuar vështirësitë me të cilat po përballen prodhuesit e automjeteve në krizën e çipave kompjuterikë të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Fitimet e "Toyota Motor Corporation" për tre muajt deri në dhjetor arritën në 791.7 miliardë jen (6.9 miliardë dollarë), nga 838.7 miliardë jen vitin e kaluar.

Shitjet tremujore ranë me rreth 6 për qind në 7.2 trilionë jen (63 miliardë dollarë). Përfaqësuesit e Toyota-s pranuan se problemi i çipave mund të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm fiskal.

Toyota shiti 2.5 milionë automjete në mbarë botën gjatë tremujorit të tretë fiskal, nga 2.8 milionë automjete në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Korporata gjithashtu uli parashikimin e shitjeve të vitit fiskal në 8.25 milionë automjete nga 8.55 milionë automjete nga sa i kishte më parë.

Po ashtu numri i fundit është më i mirë se 7.6 milionë automjetet që Toyota shiti vitin e kaluar fiskal, kur shitjet pësuan një goditje të rëndë nga pandemia.

Së bashku me prodhuesit e grupit si Daihatsu, që prodhon automjete të vogla dhe prodhuesi i kamionëve Hino, Toyota pret shitje me pakicë prej 10.29 milionë automjete për vitin fiskal, nga 9.9 milionë automjete gjatë vitit fiskal të mëparshëm.

Prodhuesi i sedanit Camry, Prius hibrid dhe marka luksoze Lexus ruajti parashikimet e fitimit të vitit fiskal të pandryshuar në 2.49 trilionë jen (21.7 miliardë dollarë).

Toyota regjistroi një fitim prej 2.2 trilionë jenësh vitin e kaluar fiskal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)