29 Mars 2024

Thellohet kriza ekonomike në Rusi, bien eksportet ruse

Moskë, 14 shkurt - Parametrat ekonomik të Rusisë, viteve të fundit kanë filluar të kenë vlera negative.

Një nga parametrat kryesor nga i cili varet e terë ekonomia ruse është eksporti, i cili gjatë vitit 2019 kishte rrënje, krahasuar me vitin 2018.

Bazuar ne të dhënat e Shërbimit federal të doganave ruse, bilanci tregtar i Rusisë për vitin 2019 ishte 177.2 miliardë dollar, që është për 19% më pak se në vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, në Rusi kemi përkeqësim edhe të parametrave të eksportit dhe importit.

Eksportet ruse gjatë këtij viti ishin 424.6 miliardë dollarë që i bije se janë zvogëluar për 6%, ndërsa importet ruse ishin 247.4 miliardë dollar, apo 2.7% më shumë se në vitin paraprak.

Rënia e eksporteve ruse për 6% është si pasoj e rënies së çmimeve dhe kërkesës për naftë dhe gaz, e të cilat së bashku në strukturën e eksporteve ruse marrin pjesë me mbi 62%. Pra nga kjo shihet se eksportet ruse janë shumë të varura nga nafta dhe gazi.

Thellimit të krizës ekonomike ruse i ka ndihmuar edhe inflacioni i cili gjatë vitit 2019, edhe përkundër masave të Qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë kishte arritur vlerën e 4.48%

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)