07 Shkurt 2023

Të zbatohen të gjitha masat nga Pakoja Emergjente Fiskale, përfshirë eksportuesit

Prishtinë, 20 maj - Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë shprehin shqetësimin e tyre lidhur me ndikimin negativ që masat kufizuese në aktivitetin ekonomik me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19 kanë pasur në ndërmarrjet në Kosovë.

Të tri organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, nënshkruese të kësaj deklarate, besojnë që me qëllim të zbutjes së efekteve negative në operacionet e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur, Qeveria në detyrë duhet të zbatojë në tërësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur të gjitha masat nga Pakoja Emergjente Fiskale.

OEK, OEAK dhe KIE theksojnë se për shkak të masave kufizuese brenda vendit por edhe në zinxhirët rajonalë e ndërkombëtarë të furnizimeve shumë ndërmarrje prodhuese që operojnë në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta ndërsa një numër i tyre edhe kanë ndërprerë aktivitetin e tyre në plotni.

Këto vështirësi lidhen edhe me rënien e kërkesës brenda e jashtë vendit në rastin e ndërmarrjeve që eksportojnë. Rënia e të hyrave të këtyre ndërmarrjeve e bën më të vështirë mbulimin e shpenzimeve operative, përfshirë këtu edhe pagat, e kjo rrjedhimisht rrezikon reduktimin e pagesës për punonjësit ose edhe mbylljen e vendeve të punës, por edhe thellimin e deficitit tregtar të vendit.

Për të mbështetur ndërmarrjet eksportuese, edhe ashtu të pakëta në numër, Ministria e Financave dhe Transfereve duhet që menjëherë të nisë me zbatimin e masës numër 13 për mbështetjen e eksportuesve në Kosovë, për çfarë kërkohet nga MEPTINIS që me urgjencë të nisë procesin e konsultimit me MFT, KIESA, ATK, Doganën dhe odat ekonomike për përcaktimin e kritereve për ofrimin e përkrahjes për eksportuesit nga Kosova, siç parashihet me planin operacional pë zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.

Vonesa në disbursimin e shumës prej 10 milionë eurosh për eksportuesit do ta minimizojë efektin e mundshëm të tyre në ekonomi për shkak të eskalimit të dëmeve te këto ndërmarrje, të cilat kanë luajtur rol të çmueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, në kushte të barrierave të shumta me të cilat janë përballur, si dhe me paragjykime të shumta që lidhen me perceptimin jo të mirë për Kosovën.

Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë, duke ritheksuar edhe një herë nevojën e veprimit të shpejtë, përsërisin zotimin e tyre të sinqertë për partneritet konstruktiv me Qeverinë në detyrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)