09 Shkurt 2023

Skanerët e Doganës zbulojnë mallra të fshehura

Prishtinë, 16 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit oficerët doganor parandaluan kontrabandimin e mallrave të ndaluara.  

Në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” oficerët dogana kanë ndaluar për kontroll një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll.

Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar.

Për arsye të natyrës së mallrave  duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse  dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari. Konform procedurave rasti i është dorëzuar policisë.   

Në vijim gjeni përshkrimin e mallit të ndaluar: Dylbi për armë të markës - 2 copë; Laser për armë - 5 copë; Dylbi të markës  - 1 copë; Këmbë për armë  - 1 copë; Shigjetë harkore   – 1 copë; Laser për centrimin e armës – 3 copë; Aksesore për armë gjuetie – 3 copë; Mbajtëse e revoles – 1 copë dhe Mbajtëse e armës dhe karikatorit – 1 copë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)