23 Shtator 2021

Shfuqizohet lirimi nga pagesa e TVSH-së në importet e grurit dhe miellit

Prishtinë, 20 maj - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjitha subjektet biznesore të cilat me Vendimin nr. 28/2020 të datës 23 mars të Ministrit Financave dhe Transfereve, kanë përfituar  lirim të përkohshëm nga pagesa e TVSH-së për importe të grurit dhe miellit, të dedikuara për prodhimin e bukës, i njëjti është shfuqizuar me Vendimin e ri të Ministrit Nr.28/2020-1 të datës 8 maj.

Prandaj, meqenëse Vendimi për shfuqizim të Vendimit paraprak ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, të gjithë tatimpaguesit tani e tutje do të vazhdojnë t’i  respektojnë dispozitat ligjore të aplikueshme dhe t’i ndjekin procedurat e parapara ligjore gjatë importimit edhe të këtyre mallrave në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor dhe doganor.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)