29 Mars 2024

SHBA: Kosova vend transit dhe përdorues i drogës

Washington, 2 mars - Departamenti amerikan i Shtetit nxori të hënën raportin vjetor për strategjinë ndërkombëtare kundër drogave. Në këtë raport thuhet se ndonëse Kosova është kryesisht një vend transiti për drogën afgane me destinacion Europën, evidenca të pakta nga policia e Kosovës sugjerojnë rritje të tregut të brendshëm të drogave.

Kosova përballet me sfida në betejën kundër trafikut të narkotikëve, meqenëse kufijtë e saj janë të brishtë dhe në mesin e policisë kufitare dhe doganës ka elementë të korruptuar. Policia e Kosovës vazhdon përpjekjet në luftën kundër tregtisë së drogës, por përballet me burime të kufizuara dhe nuk ka përparësi të madhe nga dega e antidrogës, thotë raporti, transmeton VOA.

Raporti vijon se Kosova miratoi strategjinë kombëtare kundër drogave në korrik të vitit të kaluar, por Ministrisë së Punëve të Brendshme ende i duhet të sigurojë burime për ta zbatuar plotësisht strategjinë. Kosova ende nuk është bërë anëtare e Konventës së vitit 1988 të Kombeve të Bashkuara për drogën.

EULEX i, ndryshe nga UNMIK u, ka autoritet ekzekutiv tejet të kufizuar. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të japin asistencë teknike për zbatimin e ligjit, përfshirë trajnimin dhe pajisjet që do të ndihmojnë Kosovën që të luftojë me efikasitet trafikun e narkotikëve. Policisë kufitare të Kosovës, thotë raporti, i mungojnë mjetet më minimale, ndërkohë që trafikantët e drogës përfitojnë nga kontrolli i dobët i kufirit në Kosovë.

Trafikantët shfrytëzojnë disa rrugë të cilat nuk kontrollohen nga policia. KFOR i nuk e ka të mandatuar luftën kundër këtij trafiku. Informatat në konsumimin e brendshëm të drogave janë grumbulluar nga UNICEF-i dhe organizata joqeveritare “Labyrith”, që pohojnë se ka një treg lokal në rritje dhe se përdorimi i drogave po shtohet.

Ato shtojnë se nivelet e përdorimit të drogave mes adoleshentëve dhe të rinjve të moshave universitare të cilët janë përdoruesit kryesorë, janë afër niveleve të shumicës së vendeve të Evropës Perëndimore. Nuk ka përllogaritje të sakta mbi numrin e përdoruesve të drogës, por UNICEF i thotë se mund të jenë rreth 20 mijë, shumica përdorues të heroinës, megjithëse duket se kokaina po njeh popullaritet.

Raporti thotë se Kosova ka bërë përparim të kufizuar në nismat kundër drogave gjatë vitit 2009. Pjesëtarët e antidrogës të policisë së Kosovës përballen me shumë sfida. Burimet e tyre janë të kufizuara dhe antidroga nuk ka përparësi kryesore për qeverinë e Kosovës.

Veç kësaj, të dhënat mbi kapjet e drogave, arrestimet dhe dënimet janë shumë të pabesueshme dhe jo konsekuente. Është e vështirë të përllogaritet se deri ku influencohet trafikimi i drogave nga korrupsioni. Ndërkohë që nuk ka fakte për korrupsion të sistemit në Policinë e Kosovës apo doganë, ka njoftime për korrupsion individual, të cilin zyrtarët po përpiqen ta trajtojnë.

Rastet e njoftuara përfshijnë policë që mbyllin njërin sy për trafikun e drogave ose pranojnë ryshfete për të lejuar kalimin e drogës në kufi. Siç vë në dukje raporti, nuk ka njoftime që lenë të kuptosh se qeveria e Kosovës apo zyrtarët e saj të lartë inkurajojnë apo lehtësojnë prodhimin apo shpërndarjen a paligjshme të drogave apo substancave të tjera narkotike, apo nëse pastrojnë përfitimet nga shitja e drogës.

Megjithëse Kosova është kryesisht një vend transiti për drogën afgane me destinacion Evropën, evidenca të pakta nga policia e Kosovës sugjerojnë një rritje të tregut të brendshm. Të dhënat rreth drogës që futet në atë vend janë të dobëta ndërkohë që nuk ka fare të dhënat rreth drogës që del nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)