29 Janar 2022

Rriten çmimet e naftës, shkaku i koronavirusit

New York, 13 shkurt - Çmimet e naftës bruto janë rritur pasi rastet e reja të koronavirusit janë ngadalësuar në Kinë duke lehtësuar shqetësimet dhe duke mbështetur kërkesën për naftë.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent filloi të tregtohet me 55,02 dollarë për fuçi nga mëngjesi i sotëm, duke shënuar një rritje prej 1,4 për qind pasi dje u mbyll tregu me një çmim prej 54,26 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 50,62 dollarë për fuçi nga mëngjesi i sotëm, me një rritje prej 1 për qind pasi dje u mbyll me një çmim prej 50,12 dollarë për fuçi.

Sipas Komisionit të Shëndetit të Kinës, numri i vdekjeve në vend nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 1.114, ndërsa një ditë më parë numri i vdekjeve ishte 1.017.

Sipas të dhënave të komisionit, numri i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë është 97, numër i cili shënon nivelin më ulët të rritjes që nga 31 janari.

Rënia e rasteve të reja ka kthyer optimizmin e investitorëve se kërkesa e naftës së papërpunuar në konsumatorin e dytë më të madh në botë mund të kthehet përsëri duke kufizuar ndikimin e virusit të ri në vendet aziatike dhe në ekonominë globale.

Përveç kësaj, shpresat e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për zgjatjen ose thellimin e uljes së prodhimit të saj të naftës së papërpunuar në fillim të muajit mars po ashtu mbështesin çmimet e naftës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)