29 Mars 2024

Rriten bursat amerikane pasi Fed-i i mbajti normat e interesit të qëndrueshme

New York, 14 dhjetor - Aksionet në bursat amerikane patën rritje pas vendimit të fundit të Rezervës Federale për politikën monetare.

Fed-i i mbajti normat e interesit të qëndrueshme të mërkurën, në mbledhjen e vet të fundit të vitit, ndërsa kostot e huamarrjes nuk do të ndryshojnë për një periudhë të afërt.

Aksionet e "Facebook"-ut ranë 2.7 për qind pasi "Wall Street Journal" raportoi se Komisioni Federal Tregtar i ShBA-së po shqyron mundësinë e dhënies së një urdhri paraprak kundër kompanisë.

"Dow" dhe "Nasdaq" u rritën me 0.8 për qind, ndërsa "S&P 500" 0.9 për qind.

Edhe në Evropë, bursat u mbyllën me rritje të enjten.

Banka Qendrore Evropiane njoftoi vendimin e saj të fundit të politikës monetare dje pasdite, me pjesëmarrjen e parë të presidentes së re Christine Lagarde. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)