03 Gusht 2021

Robert Wood, president i Dhomës Amerikane të Tregëtisë

SHBA, 25 shkurt - Robert Wood zgjidhet presidenti i radhës i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Wood është zgjedhur si president duke marë mbështetjen e shumicës së 140 antarë që votuan për të zgjedhur bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregëtisë.

Antarët kryesisht biznesmenë të huaj dhe shqiptarë zgjodhën Stefen Strauss në pozicionin e thesarit si dhe tre antarë të bordit siç janë Stela Dhami, Avni Ponari si dhe Basri Ruka.

I ftuar në asamblenë e Dhomës amerikane të Tregëtisë ka qënë Ambasadori SHBA-së në Tiranë Xhon Uidhers i cili në fjalën e tij i ka bërë thirje institucioneve shqiptare që të lehtësojnë dhe të bëjnë transparencën për regjistrimin e pronave çka do të tërhiqte më shumë investitorë.

Mandati i presidentit të Dhomës Amerikane së tregëtisë është 2 vjeçar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)