04 Tetor 2022

Rënia e çmimit të naftës, deri 50 miliardë dollarë më pak të hyra për Rusinë

Moskë, 28 prill - Sipas të përditshmes ruse “Kommersant”, viti 2020 pritet të jetë vit i vështirë për ekonominë ruse, e cila është shumë e varur nga eksporti i naftës dhe gazit, të cilat së bashku marrin pjesë me mbi 60% të të gjithë eksportit rus.
 
Industria ruse e naftës pritet të ketë rreth 18 miliardë dollarë të hyra më pak sesa parashikimet paraprake për vitin 2020.

Pos humbjeve që pritet t’i ketë industria ruse e naftës, humbjet për buxhetin e Rusisë, bazuar edhe në tarifën për eksploatimin e naftës, pritet të jenë rreth tri herë më të mëdha dhe pritet të shkojnë deri në 50 miliardë dollarë.

Kjo analizë është bërë duke u bazuar në çmimet e naftës të tremujorit të parë, çmime të cilat në tremujorin e dytë pritet të jenë edhe më të ulëta.

Nëse vazhdon trendi i rënies së çmimeve të naftës, eksploatimi i naftës ruse, e njohur si Ural, pritet të jetë ekonomikisht i padobishëm, pasi që fitimi neto duke i përjashtuar kostot operative, pritet të jetë minus 3 dollarë për fuçi. Dhe, nëse do të vazhdojë kështu, rafineritë ruse do të punojnë me humbje, çka do të qojë në ndërprerjen e prodhimit.

Kriza për industrinë ruse të naftës pritet të jetë edhe më e madhe, ku pos humbjeve nga eksporti pritet të ketë humbje edhe në tregun e brendshëm, si pasojë e rënies së madhe të kërkesës për karburante që ka ardhur nga pandemia COVID-19.

Kjo do të thellojë humbjet e industrisë Së naftës dhe do të ndikojë edhe në zvogëlimin e mëtejmë të të hyravet për buxhetin e Federatës së Rusisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30)