20 Prill 2024

Publikohet Indeksi i Çmimeve të Importit

Prishtinë, 4 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt (TM4) 2021.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritje për 4.9% në TM4 2021, krahasuar me TM3 2021. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (19.7 %); druri dhe artikujt e tij (18.4 %); produktet minerale (16.6%); vajrat ushqyese (11.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (3.2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (2.9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikore dhe mekanizmat e orës (2.2%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.9%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.9%);  produktet bimore (1.7%); produktet e industrive kimike (1.1%); mjetet e transportit (1.0%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1.6%); këpucët (0.9%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.4%).  

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt prej saj (-3.0%); lëkura dhe artikuj prej saj (-3.0%); dhe artikujt e ndryshëm të  prodhuar (-0.2%). 

Çmimet e Importit në Kosovë patën ngritje në një mesatare prej 19.6% ndërmjet TM4 2021 dhe TM4 2020. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt prej tyre (58.1%); produktet minerale (53.5%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (32.7%); druri dhe artikujt prej tij (29.1%); vajrat ushqyese (26.1%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (20.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (17.7%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (14.7%); produktet bimore (8.6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.7%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (5.3%); mjetet e transportit (5.1%); produktet e industrive kimike (4.4%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (2.4%); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.6%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: letra dhe artikujt prej saj (-6.5%); lëkura dhe artikujt prej saj (-4.0%) dhe këpucët (-0.1%). 

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP), vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)