18 Prill 2024

Produktet e Kosovës konkurrente në tregun evropian në veçanti në Gjermani

Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde dhe drejtoreshën e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani kanë vizituar dy biznese prodhuese të profileve dhe pjesëve nga metali.

Në Fushë Kosovë kanë vizituar fabrikën për prodhimin e profileve nga alumini dhe plastika “Art Aluminiumi”.

Ministri Krasniqi është shprehur i lumtur që produktet e prodhuar në Kosovë janë bërë konkurrente në tregun evropian, e në veçanti në Gjermani, fal përkushtimit në punë dhe cilësisë së produkteve.

Ministri Krasniqi ka thënë se me miratimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike bizneset do të mund sadopak ta kenë më të lehtë përballimin e pandemisë.

 “Nga këtu, ne pamë një zhvillim shumë të hovshëm të këtij biznesi. Dhe këtu së bashku me ambasadorin e Gjermanisë ne u deklaruam se edhe për shkak të pandemisë shumë biznese vendore, por edhe në gjithë botën sigurisht janë prekur nga COVID -19, ne u zotuam që përmes pakos për rimëkëmbje ekonomike do t’i mbështesim të gjitha bizneset të cila janë atakuar nga kjo pandemi”, tha Krasniqi.

Pos ndihmës si Qeveri e Kosovës do të ndërmerren edhe hapa përmes të cilave do të luftojnë ekonominë jolojale që iu bëhet prodhuesve vendorë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, ka thënë se me këtë vizitë dëshmojmë të shprehin gatishmërinë për ta përkrahë eksportin e kompanive vendore.

“Do të kemi parasysh që kompanitë përkatësisht ndërmarrjet e vogla e të mesme janë baza e ekonomisë gjermane e po ashtu edhe baza e ekonomisë kosovare. Përmes vizitës sonë dëshmojmë dhe dëshirojmë të tregojmë se bashkë me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe në bashkëpunim me ministrinë jemi të angazhuar që të përkrahim eksportin e kompanive vendore drejt Gjermanisë, por edhe drejt shteteve të tjera ”, është shprehur ambasadori gjerman.

Ministri dhe ambasadori gjerman vizitën e radhës e kanë zhvilluar në Ferizaj në kompaninë  “Mikroni Eld-LLC”, e cila prodhon pajisje të ndryshme nga metali dhe nga plastika, si dhe eksporton produktet e veta në Gjermani dhe shtetet tjera të Evropës perëndimore.

Përfaqësuesit e dy bizneseve prodhuese, nikoqir të takimit janë shprehur falënderues për këtë vizitë duke shpalosur planet e tyre të zhvillimit dhe synimin e rritjes së kapaciteteve prodhuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)