25 Prill 2024

Procedohet edhe një kompani për statusin e Investitorit Strategjik

Prishtinë, 28 gusht - Komisioni ndërministror për Investime Strategjike, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi,  mbajti takimin e radhës ku shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa të investitorëve strategjikë.

Komisioni procedoi edhe një kompani për të marrë statusin e investitorit strategjik.

Me 5 vota për dhe 2 kundër u miratua për procedim tutje në zyrën e Kryeministrit kërkesa e kompanisë “Kosmote Foods” për investime në Kosovë.

Vendim u mor pas interpretimit ligjor nga Zyra ligjore e MTI-së, e cila ka konstatuar se komisioni mund t`i vazhdojë procedurat.

Ministri Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit, theksoi se janë shtuar edhe katër investitorë potencialë për investime strategjike, të cilët i plotësojnë kushtet teknike, të kërkuara në bazë të ligjit për investime strategjike.

Ministri theksoi se kërkesat investitorëve potencial do të shqyrtohen javën e ardhshme, duke theksuar se shifra e investimeve të tyre arrin në 300 milionë euro.

Po ashtu, u votua unanimisht Grupi Operacional për shqyrtimin e kërkesës së kompanisë “MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)