26 Shtator 2021

Përmbyllet emetimi i parë i Bonove të Diasporës

Prishtinë, 19 gusht - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se dje është përmbyllur emetimi i parë i Bonove të Diasporës. Ky emetim është përmbyllur me sukses, duke arritur shumën totale prej 10.43 milionë euro.

Pagesa e interesit të parë të Bonove të Diasporës do të bëhet në muajin shkurt të vitit 2022 dhe do të paguhet çdo 6 muaj deri në përfundim të afatizimit.

Me përfundimin e afatizimit, qytetarëve të cilët kanë investuar në Bonot e Diasporës do të ju paguhet kësti i fundit i interesit dhe do të ju kthehet në plotëni investimi i tyre.

Mjetet e investuara në Bonot e Diasporës Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i përdorë për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht subvencionimin e kredive investive.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh edhe njëherë mirënjohjen e saj për bashkatdhetarët tanë, të cilët sërish dëshmuan gatishmërinë e tyre për të investuar në ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)