19 Prill 2024

Parandalohet kontrabandimi i një sasie të arit në kufirin e Hanit të Elezit

Prishtinë, 7 shtator - Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri, është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarr veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.

Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram).

Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marr me procedra të mëtejme.

Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në teren.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)