25 Tetor 2021

Opel Astra automobil i vitit 2010 në Maqedoni

Shkup, 4 shkurt - Duke fituar katër vota nga anëtarët e jurisë kombëtare, Opel Astra ishte më e suksesshme se konkurrentët tjerë. Chevrolet Cruze dhe Volksëagen Polo fituan nga një votë. Juria sivjet vendosi të ndajë edhe mirënjohje të posaçme për masovizimin e teknologjisë hibride të Honda-s.

Zgjedhja e automobilit të vitit në Maqedoni sivjet zgjedhet për të 15-tën herë. Juria në përbërje: Zoran Kocev, Lupço Mihajllovski, Vlladimir Ristoviq, Goran Antevski, Agron Sulejman dhe Tomosllav Bilarac, në pajtim me rregullat e zgjedhjes dhe kriteret sipas të cilave vlerësohen automjetet, zgjodhën automobilin e vitit 2010 në Maqedoni në mesin e finalistëve të sivjemë Suzuki Alto, Volksëagen Polo, Opel Astra, Hyundai i20, Chevrolet Cruze, Kia Soul, Honda Insight dhe Seat Exeo.

Kriteret, sipas të cilave vendosi juria janë: të qenurit adekuat dhe oferta në tregun vendor, ekonomizimi dhe të pranuarit ekologjik, siguria dhe zbatimi i të arritjeve teknologjike, cilësive vozitëse, disejnit, komoditetit dhe pajisjes.

Bartës të deritanishëm të titullit “Automobil i vitit” në Maqedoni janë: Fiat Bravo/Brava (1996), Renault Megane (1997), Opel Astra (1998), Shkoda Octavia (1999), Fiat Punto (2000), Seat Leon (2001), Toyota Corolla (2002), Mazda 6 (2003), Mazda 3 (2004), Seat Altea (2005), Volksëagen Passat (2006), Opel Corsa (2007), Kia Cee\'d (2008) dhe Volksëagen Golf vitin e kaluar (2009).

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)