25 Tetor 2021

OPEC diskuton sot për stabilizimin e tregut të naftës

Baku, 6 prill - Ministria e Energjisë së Azerbajxhanit ka njoftuar se takimi midis Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe OPEC-plus do të mbahet sot përmes video-konferencës.

Qëllimi i takimit në nivelin ministror do të jetë stabilizimi i tregut të naftës ku do të diskutohet mundësia e një deklarate të re të bashkëpunimit, tha ministria.

Takimi do të zhvillohet me ftesë të Arabisë Saudite pas bisedimeve me ndërmjetësim të presidentit amerikan, Donald Trump ndërmjet Arabisë Saudite dhe Rusisë.

Çmimet e naftës filluan të binin pasi Arabia Saudite dhe Rusia u ngatërruan në një luftë lidhur me prodhimin, ku të dyja vendet rritën prodhimin pas përfundimit të paktit midis OPEC-ut të udhëhequr nga sauditët dhe Rusisë.

Gjatë konferencës së OPEC-plus në Vjenë të Austrisë më 6 mars, Arabia Saudite dhe Rusia nuk arritën marrëveshje për thellimin e frenimit të nivelit të prodhimit të naftës të grupit për të zbutur ndikimin negativ të koronavirusit në dobësimin e kërkesës globale të naftës.

Pas konferencës të dyja vendet javën tjetër njoftuan se do të rrisin prodhimin e tyre të naftës së papërpunuar duke filluar nga prilli, duke shkaktuar luftë për hise më të madhe të tregut.

Megjithatë, çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit në mbi 30 dollarë për fuçi pasi Trump njoftoi të enjten se kishte biseduar me udhëheqësit sauditë dhe rusë dhe pret që ata të ulin ndjeshëm nivelet e tyre të prodhimit të naftës.

"Sapo bisedova me mikun tim MBS (Princin e Kurorës) të Arabisë Saudite, i cili foli me presidentin rus Putin dhe unë pres dhe shpresoj se ata do të frenojnë afërsisht 10 milionë fuçi dhe në thelb ndoshta edhe më shumë, e cila, nëse ndodh, do të jetë madhështore për industrinë e naftës dhe gazit!", shkroi Trump në Twitter.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve e Arabisë Saudite SPA raportoi të enjten se Mbretëria bën thirrje për një takim urgjent midis vendeve të OPEC-ut dhe OPEC-plus të udhëhequr nga Rusia për të arritur "një marrëveshje të drejtë" për të stabilizuar tregjet e naftës.

Arabia Saudite kërkon një takim për të mbështetur ekonominë globale në kushte të jashtëzakonshme dhe duke u nisur nga kërkesa e presidentit Trump për të balancuar tregjet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)