28 Mars 2024

OEAK: Mos implementimi i Ligjit për TVSH nuk i kontribuon biznesit

Prishtinë, 24 mars - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) e mirëpriti prezantimin e Ligjit 03/L-146 mbi Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH). Ligji i ri për TVSH-në sipas OEAK solli një përmirësim dhe është shumë më afër përputhshmërisë me Udhëzimin e Gjashtë të BE-së për TVSH-në.

“Ligji i ri për TVSH-në solli një implementim të duhur të Nenit 53 lidhur me mosnënshtrimin e personave jo-banorë të Kosovës tigjit të TVSH. Ligji i ri është shumë më i detajuar në mjaft çështje – duke sjellë siguri shumë më të madhe. “Vendi i furnizimit” është qartësuar në veçanti, sidomos për inxhinierë, kontabilistë, avokatë që i japin këshilla personave që nuk gëzojnë statusin e banorëve – që do të thotë se nuk aplikohet kurrfarë TVSH-je. Gjithashtu ka edhe një qartësi më të madhe lidhur me ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit,  mjeteve programuese (softuerë)”, thuhet në dokumentin e OEAK lidhur më Ligjin për TVSH-në.

Vendimi mbi shtyerjen e ligjeve të sapo shpallura sipas OEAK nuk kontribuon në stabilitetin dhe parashikueshmërinë e mjedisit të biznesit në Kosovë.

Procesi i tërheqjes së ligjeve pasi që ata të jenë shpallur nuk përputhet me praktikën më të mirë të biznesit. Në mungesë të udhëzimeve, shtyerja do të shkaktojë konfuzion në atë se si duhet të trajtohen dispozitat e TVSH-së. OEAK beson fuqishëm se një Ligj i duhur dhe i mirë i TVSH-së, i cili është në pajtim me Udhëzimin e Gjashtë të BE-së, është një domosdoshmëri për investimet e huaja dhe rritjen e eksportit.

Çështje të tjera për përmirësim të Ligjit për TVSH

Ka dispozita të reja për shërbime të vazhdueshme, të cilat mund të sigurohen çdo muaj. Kjo mbase do të shfaqë probleme për këshilltarët, për kompanitë për mirëmbajtje të programeve, apo për kompani të komisioneve, si p.sh. duke i reklamuar përcaktuesit e hapësirës që janë pëgjegjës për vonesat dhe shpesh vetëm disa kohë më vonë. Për më tepër, do të shkaktojë probleme për shërbime si ato të hulumtimit dhe shërbimeve tjera të transaksioneve , ose të punojë në rast gjyqësor që mund të zgjasë për disa muaj. Problemi i njëjtë paraqitet me auditimet financiare, ankesat tatimore, apo edhe shërbime tjera kontabiliteti. 

Që të shmangim konfuzionin më cështje të shërbimeve në vazhdimësi do të ishte shumë mirë poqëse do të rritej përshkrimi nëpërmjet një udhëzimi administrativ, psh një gjë e tillë do të aplikohej në raste kur forma tjera të faturimit nuk janë të aplikueshme.  

Pragu i kthimit të TVSH-së

Përcaktimet mbi shumat për të cilat do të duhej kërkuar kthim të TVSH-së janë zhgënjyese. Pragu për aplikimin është ende 5,000 euro. Afati për pagesë nuk ekziston, e as interesi për aplikimet e vonuara, etj.   Kërkesa për dokumentim duhet të bëhen në akt nënligjor të ndarë dhe të tillat nuk duhet ngarkuar së tepërmi biznesin.  TVSH-ja është një tatim i cili synon të tatoj konsumatorin dhe biznesi këtu vetëm mbledhë këtë tatim.  Në rastet kur ai ka paguar më shumë TVSH, biznesi duhet rimbursuar shpejtë dhe kjo është kërkesë e EU acquis në kuadër të ligjit për Biznesin e Vogël.  Ne sygjerojmë një nënakt ligjor ku do të përcaktohej interesi për vonim në pagesë nga ana e ATK-së dhe ku nuk do të kërkohet një kontrollë sa herë të kërkohet rimbursimi.  Kjo stërzgjatje krijon kushte të mira për korrupsion dhe influencim ndaj inspektorëve, prandaj duhet të përcaktohet qartazi afati kohor për kthim. 

Qëllimi i këtij dokumenti mbi qëndrimin e OEAK-së është që të tregojmë dëshirën tonë të mirë për të ofruar asistencë autoriteteve në Kosovë në përpilimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe procedurave për të bërë ato sa më afër normave ndërkombëtare dhe më të mira për ambientin e gjithmbarshëm ekonomik. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)