09 Shkurt 2023

Oda Tregtare Kosovaro Turke festoi 13 vjetorin e saj të themelimit ​

Prishtinë, 1 korrik - Oda Tregtare Kosovaro Turke festoi 13 vjetorin e saj të themelimit me një ceremoni të mbajtur sot.

Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Abdurrahman Balkiz në fjalimin e tij tha se Kosova është një vend tërheqës për të investuar.

Balkiz bëri të ditur se kompanitë turke në Kosovë kanë investuar rreth 400 milionë Euro dhe kanë siguruar punësim për rreth 10 mijë kosovarë.

Balkiz deklaroi se angazhimet e reformave të qeverive duhet të realizohen në mënyrë që ta bëjnë ambientin e investimeve më tërheqës në Kosovë.

"Ne po presim me padurim përfundimin e reformave në sundimin e ligjit. Fillimisht krijimi i Gjykatës Komerciale me një staf ekspertësh në këtë fushë. Po ashtu, mund të them se me kënaqësi ndoqëm projektin e e-qeverisjes së Kosovës dhe dixhitalizimin e shërbimeve.''

''Urojmë që ky angazhim të vazhdojë edhe më tutje. Në këtë drejtim mund të vlerësohet edhe mundësia e mbështetjes nga kompanitë turke me përvojë të konsiderueshme. Ne mendojmë se Kosova duhet të ketë një skemë stimuluese të centralizuar. Përvojat e Turqisë mund të ndahen. Si Odë, ne jemi të gatshëm të sigurojmë mbështetjen tonë më të mirë. ”është shprehur Balkiz.

Ndërsa Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, njëkohësisht Kryetari i Nderit i OTKT-së Çağrı Sakar  theksoi mirënjohjen e tij ndaj OTKT-së për kontributin e saj të dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis Turqisë dhe Kosovës.

Duke iu referuar marrëdhënieve midis dy vendeve, Ambasadori Sakar vuri në pah takimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me Presidentin e Turqisë  Rexhep Tajip Erdogan, në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe Forumit të Diplomacisë në Antalia, si dhe takimit të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu, ku në të dy takimet, u dhanë deklarata të ndërsjella të vullnetit mbi zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.

"Shpresoj se marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe Kosovës mbështetjen e OTKT-së do të zhvillohen edhe më tej”  tha Sakar i cili bëri të ditur  se ekziston edhe një mekanizëm siç është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.

Sakar, po ashtu ftoi  prodhuesit kosovarë të eksplorojnë tregun turk dhe të eksportojnë më shumë në Turqi.

Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, i cili mori pjesë në këtë ceremoni  falënderoi anëtarët e OTKT-së për kontributet e tyre në ekonominë e Kosovës.

Damka deklaroi se Ministria të cilin ai e drejton, është  duke bërë përpjekje për të tërhequr investime nga Turqia dhe rajone të tjera dhe theksoi gatishmërinë e tij  në mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Ministri Damka theksoi se investimet ekzistuese turke gjithashtu kanë një vend të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës dhe uroi OTKT-në në përvjetorin e saj.

Oda Tregtare Kosovaro Turke u themelua me 1 korrik 2008 në Prishtinë me iniciativën e përbashkët të njerëzve të biznesit turq dhe kosovar.

Në këtë ceremoni të organizuar me rastin e themelimit të 13 të OTKT-së, përveç anëtarëve të OTKT-së, morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të institucioneve publike, organizata ekonomike si dhe përfaqësues të sektorit privat.

Abdurrahman Balkiz zgjidhet Kryetar i OTKT-së

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Anëtarëve, Oda Tregtare Kosovaro Turke rizgjodhi kryetarin e saj  z. Abdurrahman Balkiz nga kompania BKT edhe për një mandat tjetër.

Mbledhja e Kuvendit të Anëtarëve, ku gjithashtu u miratuan raportet e aktivitetit dhe ato financiare, u mbajt më 30 Qershor 2021 në Hotelin Emerald. Abdurrahman Balkiz me vota unanime u zgjodh Kryetar i OTKT-së.

Kryetari Balkiz në fjalimin e tij tha, “Organizatat vullnetare janë rezultat i punës nga njëra anë dhe i devotshmërisë nga ana tjetër. Unë do të doja të falënderoja çdo anëtar, veçanërisht anëtarët e bordit të drejtorëve, të cilët i kushtuan kohën dhe përpjekjet e tyre kësaj Ode.”





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)