07 Shkurt 2023

OBT parashikon rënie në 2,8 për qind të tregtisë botërore

New York, 15 prill - Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) publikoi raportin e saj të prillit mbi perspektivën e tregtisë botërore, duke ulur parashikimin e saj për rritjen e tregtisë globale të mallrave në vitin 2022 nga 4,7 për qind në 3 për qind për shkak të luftës ruso-ukrainase dhe kufizimeve të koronavirusit që ka nisur të rishfaqet në Kinë.

Ndërsa OBT uli parashikimin e saj të rritjes globale nga 4,2 për qind në 2,8 për qind, ajo njoftoi se ky tregues mund të arrijë në 3,2 për qind në vitin 2023.

Në raport thuhet se pritshmëritë për ekonominë globale janë përkeqësuar që nga shpërthimi i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës më 24 shkurt dhe kjo i ka detyruar ekonomistët e OBT-së të rivlerësojnë parashikimet e tyre për tregtinë botërore për dy vitet e ardhshme. Lufta ruso-ukrainase fillimisht shkaktoi një rritje të mprehtë të çmimeve të produkteve bazë.

“Megjithëse është e vogël pjesa që zënë në tregtinë dhe prodhimin botëror, Rusia dhe Ukraina janë furnizuesit kryesorë të mallrave kryesore si: ushqim, energji dhe plehra, furnizimi i të cilave aktualisht kërcënohet nga lufta”,- konstaton raporti.

Sipas raportit të OBT-së, lufta nuk është faktori i vetëm që ndikon në tregtinë botërore për momentin, pasi rivendosja e kufizimeve në Kinë, vend me ekonominë e dytë më të madhe në botë, për të parandaluar përhapjen e Covid-19 ushtron presion mbi zinxhirin e furnizimit dhe pengon sërish tregtinë detare; gjë kjo që mund të çojë në mungesa të reja të inputeve të prodhimit dhe më shumë inflacion.

Drejtoresha e Përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, në konferencën e saj të shtypit për raportin, tha se pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë do të shtrihen shumë përtej kufijve të Ukrainës dhe shtoi:

"Tani është e qartë se pandemitë dhe luftërat e njëpasnjëshme kanë ndërprerë zinxhirët e furnizimit, kanë rritur presionet inflacioniste dhe kanë ulur pritshmëritë për rritjen e prodhimit dhe tregtisë.".

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)