27 Janar 2023

OAK kërkon heqjen e taksës për certifikatën fitosanitare për export

Prishtinë, 4 mars - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkrese, Kryeminsitrit të Kosovës, për heqjen e taksës së certifikatës fitosanitare, të cilën obligohen bizneset që t’ia paguajnë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, në rastin e eksportit të produkteve ushqimore dhe zvogëlimin e taksave tjera nga AUV-i më së paku 50%.

Kohët e fundit eksporti i Kosovës me produkte ushqimore ka shënuar rritje, andaj krijimi i lehtësirave në këtë aspekt, do të bënte që produktet tona në tregjet ndërkombëtare të dalin me çmime më konkurruese. Vende të ndryshme, ofrojnë politika e subvencione nga më të ndryshmet për prodhimet vendore të cilat dedikohen për eksport e të cilat Oda e Afarzimit të Kosovës në kontinuitet është duke i kërkuar.

Krijimi i lehtësirave për eksportuesit vendor do të ndihmonte sado pak eleminimin e procedurave burokratike dhe në një formë të paktën disa taksa të panevojshme me të cilat ngarkohen këto të fundit, sipas mundësive ti zvogëlojmë sa më shumë, duke e pasur parasysh eksportin shumë të vogël që e kemi në krahasim me importin.

Rikujtojmë që shërbimi fitosanitar ka numrin më të madh të aktiviteteve brenda AUV-së. Përveç detyrave dhe obligimeve të përcaktuara me ligj, Inspekcioni Fito-Sanitar bënë kontrollin dhe inspektimin e të gjithë artikujve ushqimor dhe jo ushqimor që janë të përfshirë në Vendimin Nr. 01-932/2015 AUV-së. Andaj, konsiderojmë që heqja e taksës për këto shërbime për operatorët ekonomik të cilët eksportojnë produktet e tyre në vendet e tjera, do të ndihmonte duke ofruar kështu një përkrahje për eksportin vendor.

Për dijeni, për cdo eksport të një kamioni jashtë vendit, biznesi obligohet të paguaj një taksë eksporti prej 40 euro në AUV. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)