28 Mars 2024

Nuk ka kufizim të mallrave Kosovë - Shqipëri

Prishtinë,  12 mars - Nuk ka kurrfarë pengese dhe as kufizim sa i përket qarkullimit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kanë bërë të ditur sot Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi  dhe ambasadori i  Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, gjatë takimit të sotëm në Ministrinë e Financave.

Gjatë këtij takimit gjithashtu u diskutua edhe për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në zhvillimin e terminalit doganor të Kosovës në Durrës.

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë një analizë të zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, që bien në fushëveprimtarinë e kësaj Ministrie, për të shikuar hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen për realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)