27 Nëntor 2022

Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë u rrit në 10,4 për qind

Berlin, 11 nëntor - Norma vjetore e inflacionit të Gjermanisë u rrit në 10,4 për qind në tetor, nga 10 për qind në shtator, treguan shifrat zyrtare të publikuara.

Norma arriti nivelin më të lartë që nga ribashkimi i vendit, tha zyra gjermane e statistikave Destatis.

Çmimet e energjisë kanë vazhduar të jenë arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në vend, ka thënë Georg Thiel, shefi i Destatis.

Norma mujore e inflacionit ishte 0,9 për qind në tetor, shtoi zyra e statistikave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)