29 Mars 2024

Norma vjetore e inflacionit në tetor ishte më e lartë për 5.7 për qind

Prishtinë, 11 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin tetor 2021.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.0% në muajin tetor 2021, krahasuar me muajin shtator 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (3.9%); mish (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (1.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (2.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); kafe, çaj dhe kakao (3.0%); gaz (5.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.8%); blerje e automjeteve (3.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-8.9%); perime (-2.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2021 me muajin tetor 2020 ishte më e lartë për 5.7%.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (5.7%); mish (2.4%); qumësht, djathë dhe vezë (6.2%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (27.9%); perime (8.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.1%); prodhime të ndryshme ushqimore salcë, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (2.3%); kafe, çaj dhe kakao (4.1%); pije alkoolike (4.5%); duhan (2.8%); këpucë (1.1%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (3.1%); gaz (16.2%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8.1%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3.1%); tekstile shtëpiake (5.4%); pajisje shtëpiake (2.6%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (3.0%); produkte farmaceutike (2.3%); blerje e automjeteve (4.8%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (2.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (35.5%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (5.0%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); shërbime për transport (2.3%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (3.3%); shërbime hoteliere (2.7%); kujdes personal (1.6%); shërbime financiare (6.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5.8 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-2.2%) dhe veshje (-2.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1 për qind) në IHÇK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)