21 Janar 2022

Nga sot hapet Panairi “Gratë në Biznes”

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministria e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon hapjen e Panairit “Gratë në Biznes”, në të cilin do të marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Ceremoninë e hapjes së këtij panairit do ta bëjë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Përveç promovimit të bizneseve, shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin e grave ndërmarrëse, për të bërë sa më të madhe fuqizimin e tyre në shoqëri dhe në biznes.

Panairi “Gratë në Biznes” do të jetë i hapur nga 2 deri me 4 dhjetor duke filluar në ora 9:00 e deri në ora 18:00, ku qytetarët do të mund të blejnë produktet e ekspozuara dhe njëkohësisht të njihen më për së afërmi edhe me cilësinë e këtyre produkteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)