09 Shkurt 2023

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë mes Kosovës dhe Italisë

Prishtinë, 22 qershor - Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati dhe Ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, kanë nënshkruar sot në Prishtinë Marrëveshjen për Eliminim të Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Fiskale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Italisë. Më tutje, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje do të mundësohet aplikim më i drejtë dhe i thjeshtëzuar i tatimeve për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Itali dhe anasjelltas.

Njëlloj, gjatë konferencës për media, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, theksoi se “ky instrument operativ do t’i ndihmojë kompanitë italiane të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do të lejojë kompanitë e Kosovës që ta shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin dhe integrimin e tyre në tregun e përbashkët evropian.”

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje paraqet një hap të rëndësishëm në zbatim të kërkesave që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim me BE-në, duke përafruar Kosovën në të ardhmen e saj evropiane.


Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)